Minatorët e papunë, si pasojë e mbylljes së një miniere ari në Halkidiki, protestuan këtë të mërkurë në Athinë.

Rreth 2.000 persona bllokuan për disa orë dyert e Ministrisë së Mjedisit, e cila nuk ia rinovoi kompanisë kanadeze lejen për nxjerrjen e arit.

Sipas punëtorëve, mbyllja e minierës “Eldorado Gold” zhyt në papunësi e varfëri të gjithë zonën e Halkidikisë.

Për të zhbllokuar hyrjen  e Ministrisë, policia përdori gaz lotsjellës dhe shkopinj gome. Disa minatorë përfunduan në spital e të tjerë në komisariate.

Mbyllja e minierës së arit është shoqëruar me debate politike në Greqi. Opozita akuzon kryeministrin Tsipras se po dëmton rëndë imazhin e vendit dhe po largon investitorët e tjerë.

Top Channel