Rinovimi i Benzema, klauzolë një miliard euro si Ronaldo

12/09/2017 00:00

Reali i Madridit do të rinovojë shumë shpejt kontratën me Karim Benzema, deri në qershor të vitit 2021.

Për këtë është e bindur prestigjiozja franceze “France Football”, e cila zbulon edhe një detaj të ri në lidhje me rinovimin.

Sipas kësaj reviste, klubi madrilen ka vendosur që të përfshijë në kontratën e re të sulmuesit francez, një klauzolë për zgjidhjen e saj për vlerën e një miliard eurove, e njëjta shifër që ekziston edhe në kontratën e Cristiano Ronaldos.

Gjithnjë sipas “France Football”, marrëveshja për rinovimin e kontratës me Benzema pritet të firmoset gjatë kësaj jave.

Ndërkohë, një tjetër futbolllist i Realit të Madridit, që është blinduar mirë nga Florentino Perez, është edhe Isco, klauzola e kontratës së të cilit kap shifrën e 700 milionë eurove.

Top Channel