Refuzoi Manchester United, rrëfehet Bale

12/09/2017 00:00

Gareth Bale gjatë kësaj vere u përmend shpesh në zërat e merkatos së transferimeve për një kalim të mundshëm te Manchester United, por në fund ai qëndroi te Real Madrid.

Në një intervistë të dhënë për ‘Daily mail’ uellsiani theksoi se preferoi fitimin e titujve me skuadrën merenges kundrejt kalimit në Old Trafford.

“Gjithnjë ka një arsye për një futbollist në rast largimi nga ndonjë skuadër”-tha Bale- “por ajo që ka më shumë rënësi është fakti që shikon trofetë e fituar kur kthen kokën dhe sheh prapa”.

Bale është përballur me shumë kritika gjatë qëndrimit të tij në Madrid dhe tifozët e Realit e kanë fërshëllyer shpesh.

Sulmuesi 27-vjecar i ka pranuar këto kritika duke deklaruar se është diçka normale kur bën pjesë te një prej klubeve më të mëdhenj të Evropës për të shtuar se beson se do të përmirësojë akoma më shumë lojën e tij.

Top Channel