Partizani vijon “italianizimin”, prezantohet drejtori sportiv Preiti

12/09/2017 00:00

Pas Luciano Moggit si këshilltar dhe Mark Iulianos si trajner, Partizani vijon “italianizimin” e tij, teksa solli në bordin drejtues edhe Antonello Preiti.

Prezantimi i tij në rolin e drejtorit sportiv është bërë në ambientet e klubit, përkrah Genci Tomorrit.

Në fjalën e tij, Preiti, i cili ka punuar më parë edhe te Parma, theksoi se është shumë i kënaqur për ardhjen në një klub prestigjioz si Partizani.

Ai theksoi se do të punojë për klubin në çdo orë të ditës dhe se është gati të japë të gjithë eksperiencën e tij, në mënyrë të Partizani të arrijë objektivin e vendosur në fillim të këtij sezoni, që është fitimi i titullit kampion.

Preiti theksoi gjithashtu se e pret një punë e madhe, që do të bëhet në grup, pasi vetëm në këtë mënyrë arrihen rezultatet. Sipas tij, ky është vetëm fillimi dhe se të gjitha llogaritë do të bëhen në muajin maj, kur të përfundojë kampionati.

Top Channel