Gol i “çmendur” pa dashje! (VIDEO)

12/09/2017 00:00

Janë vetëm ndeshjet e para në grupe të Champions League, por me siguri goli i shënuar nga italiani Zappacosta i Chelsea-t do të jetë në listën e më të bukurve të këtij sezoni.

Mbrojtësi i afruar në fund të merkatos te “Blutë e Londrës” ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm në ndeshjen ndaj Qarabag.

Zappacosta e mori topi në dalje të zonës së tij dhe pas një vrapimi për më shumë se 50 metra lëshon një goditje të befasishme nga një pozicion mjaft i vështirë duke mposhtur portierin kundërshtar.

Megjithatë është mjaft e dyshimtë nëse lojtari ka tentuar të godasë portën, apo ka dashur ta krosojë topin për sulmuesit që ishin duke u futur në zonë.

Top Channel