Diego Costa, më pranë Atleticos. Chelsea lëshon pè

12/09/2017 00:00

Diego Costa i afrohet edhe më shumë Atleticos së Madridit. Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja “Marca”, sipas së cilës sulmuesi i përfaqësueses spanjolle ndodhet në Brazil dhe refuzon të kthehet në Londër për t’u bashkuar me skuadrën, diçka që ka ndikuar edhe në zbutjen e qëndrimit të Chelseat.

Gjithnjë sipas kësaj të përditshmeje, tashmë “blutë” e Londrës po mendojnë të mbyllin përfundimisht çështjen e transferimit të tij te “Los Colchoneros” gjatë kësaj jave, për nje shifër prej 60 milionë eurosh.

Gjatë muajve të verës, Diego Costa – familja e të cilit u transferua në kryeqytetin spanjoll, – refuzoi kalimin te skuadra të tilla si Milani apo Fenerbahçe, me objektivin për t’u kthyer nën urdhrat e Diego Pablo Simeones duke nisur që nga muaji janar, kur Atletico Madrid do të shlyejë dënimin e tij dhe do të ketë mundësi të ndërhyjë sërish në merkaton e futbollistëve.

Top Channel