Reali “pendohet” për shitjen e Moratas

11/09/2017 00:00

Pesë pikë në tri javët e para të kampionatit janë shumë pak për një skuadër që pritshmëritë i ka shumë herë më lartë.

Reali i Madridit është ndalur dy herë në barazim në këtë start të La Liga-s dhe ajo që duket se shqetëson më shumë trajnerin Zidane është fakti se skuadra nuk është se nuk krijon raste, por mungon finalizimi i tyre.

Mediat spanjolle shkruajnë se francezi është penduar në lidhje me merkaton verore, sidomos me largimin e Alvaro Moratas, që la Madridin për Chelsea-n në Londër.

Situata bëhet akoma më alarmante nga dëmtimi i Lucas Vasquez e Asensios dhe Gareth Bale që nuk bind. Për këtë, siç raportojnë në Spanjë, Zizu u ka kërkuar drejtuesve që të vihen në kërkim të një lojtari me karakteristikat e Alvaro Moratas dhe t’ja vendosin atij në dispozicion në merkaton e janarit.  

Top Channel