Atalanta përmbys e fiton, Fiorentina “stërvitje” me Veronën

10/09/2017 00:00

Atalanta e Etrit Berishës ka marrë 3 pikët e para pas 3 ndeshjeve të luajtura në Serinë A, duke fituar në shtëpi 2-1 ndaj Sasuolos.

Të parët që kanë shënuar ishin miqtë me anë të Sensi, i cili në të 27-ën nuk ka gabuar përballë Berishës, ky i fundit e ka pasur thuajse të pamundur të ndalonte topin.

Vetëm 8 minuta më pas ka qenë Cornelius që ka shënuar golin e barazimit në 1-1, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë. Ndërsa goli i fitores së parë sezonale për zikaltrit e Atalantës ka ardhur nga Andrea Petagna në të 77-ën.

Pavarësisht golit të pësuar, gardiani i portës kuqezi, Etrit Berisha ka qenë një prej lojtarëve më të mirë në fushë, duke u vlerësuar edhe me notën 7.

Po ashtu edhe Fiorentina ka marrë 3 pikët e para në këtë sezon të kampionatit italian pasi ka shkatërruar 5-0 Veronën në “Bentegodi”.

3-0 është mbyllur pjesa e parë ndërkohë që Veretut dhe Dias me golat e tyre në pjesën e dytë mbyllin serinë e 5 golave.

Më herët Interi ka regjistruar fitoren e tretë në Serinë A në tre ndeshje të zhvilluara. Zikaltrit kanë mundur lehtësisht Spal, me rezultatin 2-0.

Ikardi zhbllokon ndeshjen në pjesën e parë fal një 11-metërshi ndërkohë që goli i dytë që siguroi këtë 3 pikësh u shënua pak minuta nga fundit i ndeshjes me autor Perisic.

Top Channel