Pinjollja e fundit e Popajve

09/09/2017 00:00

Është një nga gjashtë motrat dhe vëllezërit e familjes Popa, që tronditën regjimin komunist pak pas vdekjes së Enver Hoxhës me futjen e bujshme në ambasadën italiane në Tiranë.

Sot Ermioni Popa ka mbetur e vetme dhe është pinjollja e fundit e familjes durrsake që bëri histori në vitet e fundit të diktaturës.

Ajo është 75 vjeçe dhe jeton në një mjerim të thellë, ndërsa dëshira e fundit që ka është të rikthehet edhe një herë në shtëpinë e Popajve, atje ku kaloi fëmijërinë.

Ndiqni për më shumë materialin e përgatitur nga gazetarja Vali Qyrfyçi.

Top Channel