“Harta Ballkanike e Kulturës”

08/09/2017 00:00

“Harta ballkanike me peizazh letrar, kulturor dhe gjuhësor” është tema e diskutimit të Konferencës Ballkanike, e cila ka nisur këtë të premte në Universitetin e Vlorës.

Konferenca ndërkombëtare është një organizim i përbashkët midis Universitetit “Ismail Qemali” dhe Universitetit të Beogradit dhe ka mbledhur në qytetin bregdetar akademikë nga Vlora, Tirana, Kosova, Serbia, Italia,Franca e Austria.

Në këtë konferencë, akademikët kanë folur për baladën shqiptare dhe atë ballaknike, duke dhënë edhe një vështrim të përgjithshëm mbi veçoritë gjuhësore të letërsisë.

Floresha Dado, akademike: Është një konferencë shkencore që përfshin problematika që i takojnë gjithë Ballkanit dhe unë mendoj që nisma e Universitetit të Vlorës për të bërë një bashkëpunim me Universitetin e Beogradit duhet përgëzuar. Ne kemi problematika të përbashkëta, kultura të përbashkëta dhe duhet t’i studiojmë këto.

Francesko Altamari, akademik italian: Kjo është në të mirë të shkencës sepse shkenca bëhet mbi kufijtë administrativë të shteteve. Shkenca ka një hapësirë më të gjerë, kapërcen kufitjë dhe shërben për të zbutur disa probleme dhe për të gjetur elementet e përbashkëta, që shumë herë janë më të rëndësishme se elementët që ndajnë popujt.

Merima Krijezi, akademike serbe: Të gjithë, edhe studentët tanë, që janë shumica, ose gati të gjithë janë serbë, mësojnë shumë shqip dhe kanë përparuar dhe e flasin shumë bukur shqipen.

Top Channel