Liqeni nxjerr anijen austro-hungareze

05/09/2017 00:00

Ulja e nivelit të ujit në Liqenin e Shkodrës ka nxjerrë në sipërfaqe një anije të vjetër ushtarake, e cila besohet se është austro-hungareze dhe i përket  kohës së Luftës së Parë Botërore.

Mjeti lundrues që punonte me avull është 20 metra i gjatë dhe 2.5 m i gjerë. Studiuesit propozojnë që skeleti i saj të nxirret në breg që të mos mbulohet më nga uji.

“Në kohën kur Perandoria Osmane po përgatitje gradualisht të largohej nga Ballkani, kishte ngjallur interesat e fuqive të tjera europiane për rajonin. Anija duhet nxjerrë sepse për 2-3 javë ajo mbulohet prap”, thotë Zamir Tafilici, arkeolog.

Studiuesi sugjeron që kureshtarët të mos hyjnë në strukturën e anijes, pasi mund të humbin apo të ndeshin në predha të pashpërthyera.

Nga studimi i saj pritet të zbulohet më shumë informacion për një epokë, kur  në Lumin Bunë lundronin anijet luftarake të kohës.

Top Channel