Si një kafe, ritual, ngjyrë, aromë apo institucion, gjithçka vjen drejt nesh. Sheh aty fytyra nga më të ndryshmet, të bardhë, të ftohtë, seriozë apo hokatarë.

Kështu reflekton Gjergj Meta ndërsa pushon në kafenenë e tij e në mendje pikturon motivet urbane dhe kompleksitetin që i shoqëron ato, për t’i hedhur në telajo më pas.

“Kafeja është pika jonë e kontaktit. Ajo tavolinë është kthyer si një institucion, ku ne marrim gjithë informacionet, bëjmë gjithë debatet, marrim ndjesi, dëgjojmë çka ngjarë dhe gradualisht duke i përpunuar ato brenda vetes i kthejmë në një vepër arti”, u shpreh Gjergj Meta, piktor.

Në pikturat e tij ka një gjendje të trazuar shpirtërore, dhe rrëmuja e saj të përcjell edhe ty një mesazh. Nëpërmjet peizazhit apo portretit gjendja është e gjithfarëllojshme me zyrtarë, studentë, lypsarë etj.

“Ngacmimi shpirtërore ka për njerëzit të cilit bëjnë shumë pas materiales. Pra mungesa e shpirtërores duke shkuar me ritëm shumë të shpejtë drejt materiales është një ngacmim që mua më shqetëson edhe përgjithësisht kam filluar ta reflektoj në pikturën time”, tha Gjergj Meta.

Në kaosin urban të Tiranës kryesisht Xhoxho, siç e quajnë e fton publikun të shijojë ekspozitën në mënyrën e tyre si një ekspres italian a një turke të avashtë.

“Po në përditë në kaos jetojmë le të themi. Përpiqemi të kapim me ndjesitë tona elementë që na bëjnë koshientë të realizojmë një vepër”, shtoi Gjergj Meta.

Top Channel