Hysen Hakani do të festonte 85-vjetorin e lindjes nëse do të ishte mes nesh. Pas 6 vitesh që ka ikur, personaliteti i kinematografisë shqiptare kujtohet nga familjarë, miq e kolegë.

Pionieri i filmit të parë me metrazh të shkurtër, “Fëmijët e saj”, apo i njohur edhe si bashkëregjisor i “Debatik”-ut me Gëzim Erebarën, ai pati një jetë të ndërlikuar, por një jetë artisti.

“Ishim 8-9 vetë në atë klasë, midis tyre Kujtim Spahivogli, Pirro Mani, Mihallaq Luarasi… Hysenin e gjeje kudo. Ishte gjithmonë në gaz. Edhe në Liceun Artistik i thonin komiku”, kujton kolegu i tij.

Në këtë përkujtim u shfaq për herë të parë për të pranishmit, filmi i i tij çek “Hotel Pokrok”, i cili iu dhurua Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit.

“Hyseni, bashkë me Ferdinand Radin janë dy personazhe që na kanë bërë shumë për të qeshur, por që në thellësi të shpirtit ishin shumë të trishtuar. Hyseni ka pasur shumë jetë të shqetësuar, shumë probleme, të cilat i ka kapërcyer me humor”, tha Pirro Milkani.

I njohur si adhurues për realizmin italiann, Hysen Hakani do të kujtohet në celuloidin e kinemasë shqiptare me filma si “Ndërgjegja”, “Një ndodhi në port”, “Oshëtimë në bregdet”, “Plaku dhe Hasmi”, “Toka jonë” e të tjerë.

Top Channel