Çantat, tendencat e vjeshtës

29/08/2017 00:00

Stinë e re me tendenca të reja, çantat për vjeshtë-dimër të këtij sezoni janë gati për tu admiruar dhe për t’u blerë. Këto janë tendencat e momentit

Çantë e gjerë dhe katrore
Rrip i fortë dhe i rregullueshëm, pjesa e pasme e sheshtë, dhe strukturë të përcaktuar. Fokusohuni tek modeli lëkurë si shembulli i Stella Mc Cartney.

Çantat retro
Mbahen në dorë, përmasat variojnë nga më të vogla tek të mëdhatë, dhe diazjni është me ngjyra të alternuara ose vetëm njëngjyrëshe. Sjellin stilin vintage dhe janë mes modelve më të kërkuara.

Çanta katrore
Baulja e vogël ndjek linjat gjeometrike lehtësisht të rumbullakosura, me rripa të butë. Shembull është ai i bardhë me konture të zeza si e Tom Ford.

Çanta me rrip të gjatë
Rrip të gjatë për në shpatull, ose çanta mund të mbahet edhe në dorë, është e butë dhe me linja bazë.

Çanta pellush
Duket si një pellush, e butë dhe e ngrohtë, dhe është një nga modelet më të përdorura së fundmi në pasarela. Kara, e bardhë dhe delikate është një nga modelet me lëkurë sintetike.

Portofoli i viteve ‘50
Të kujtojnë aksesorin e gjysheve tona, dhe janë modeli që vjen nga emri clutch (term që ka lindur nga mbyllja me klip). Nga modelet më të reja është ajo e AF Vandervorst.

Çanta thes
Të rafinuara dhe shumë të kërkuara, janë një zgjedhje e mirë për veshjen e mbrëmjeve. Një prej tyre është dhe modeli i Clare V.

FOTO GALERI
4/7
The row

Top Channel