“Loving Vincent”, filmi për gjeniun e pikturës

27/08/2017 00:00

Ndonëse kanë kaluar më shumë se 127 vite nga vdekja e tij, interesi jo vetëm për pikturat, por edhe për jetën e tij është ende i lartë.

“Loving Vincent” titullohet filmi tejet i veçantë, që do të sjellë gjithçka për jetën e Vincent Van Gough. Është i pari film 100 % i realizuar përmes animimit të pikturave në vaj, që e karakterizojnë stilin e tij.

Filmi sjell jetën e artistit me misteret dhe të fshehtat e Van Gough, bazuar mbi dorëshkrimet  e tij, duke krijuar kështu një biografi filmike. Prodhuesit e tij kanë porositur 62,450 piktura vaji nga 115 piktorë profesionistë, për të realizuar të parin film me metrazh të gjatë totalisht të animuar.

Në Britanine e madhe filmi premierë u shfaq mbrëmjen e 25 gushtit, ndërsa në kinematë europiane do të nisë projeksionet më 13 tetor.

Top Channel