Detajet, organizimi i “Shkëlzen Doli -Albanian Soul”

27/08/2017 00:00

Në 23 shtator në Tiranë për herë të parë Sheshi Skenderbej do të jetë arena me e madhe muzikore për të gjithë artdashësit e muzikës Shqiptare autoktone dhe Klasike Botërore.

Të gjithë Shqiptarët do të jenë bashkë në sheshin Skënderbej në 23 Shtator. Skenografia është e konceptuar do të jetë gjigande, ku është zgjedhur të përshtatet Apolonia e Fierit.

Hyrja e publikut në shesh do të nisë në orën 18:00 deri në orën 20:00. Do të jenë 4 Hyrje për publikun pjesëmarrës, nga  ku do të bëhet dhe kontrolli i biletave, të cilat e këtij eventi mund t’i gjeni online në www.myticket.al dhe më datë 30 Gusht do të jenë në shitje në 5 sportele në Tiranë dhe në 1 Shtator në sportelet  në Prishtinë, Gjakovë, Shkup.

Hyrjet do të jenë të ndara sipas plateve të biletave: Hyrja VIP & Red Carpet & Media, Platea Platinium A2 dhe Diamond Platea, Rruga midis “Hotel Tirana International” dhe Teatrit të Operas. Hyrja 1 Platea A1, A3, në krah të Muzeut dhe Rr. së Durrësit. Hyrja 2, Platea B1, C1 , C2 Rruga në krah të “Skënderbeut” dhe Bankës së Shqipërisë. Hyrja 3 Platea B2, B3, C3 Rruga midis Xhamisë së E’them Beut dhe Teatrit të Operas.

Nga ora 18:00 – 20:15 publiku do të mund të vizitojë stendat e disa kompanive që janë pjesë e këtij eventi dhe që do të jenë brenda në shesh. Në orën 20:30 do të nisë show muzikor, ku në skenë do të ngjiten rreth 70 instrumentistë virtuozë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe diaspora të cilët do të jenë të udhëhequr nga maestro Shkëlzen Doli.

Muzika shqiptare do të hapë mbrëmjen, për të vazhduar më pas me pjesë muzikore klasike botërore, dhe për ta mbyllur me disa pjesë Shqiptare të të gjithë trevave. Do të ketë disa të ftuar specialë përgjatë mbrëmjes që do të interpretojnë bashkë me Maestro Dolin, që do të zbulohen në ditët në vijim. Pjesë e spektaklit do të jenë dhe rreth 50 balerinë profesionistë, që do të interpretojnë disa prej materialeve muzikore.

Top Channel