Tragjedi në Plug të Lushnjës, vret gruan nga xhelozia

18/08/2017 00:00

Një krim në familje ka tronditur pasditen e të premtes fshatin Plug të Lushnjës, ku një 51 vjeçare ka vdekur pas një grindjeje me bashkëshortin.

Tajar Kazanxhi ka goditur gruan e tij Natasha, me sqepar në kokë dhe pjesë të  ndryshme të trupit.

Goditjet kanë qenë të forta, duke i shkaktuar fraktura të rënda 51 vjeçares. Pas ngjarjes, Natasha është transportuar drejt spitalit të Lushnjës, ku edhe pse iu dha ndihma e pare nga mjekët, ajo nuk mundi t’i shpëtonte vdekjes nga plagët e marra.

Policia e Lushnjës njoftoi arrestimin e 55 vjeçarit Tajar Kazanxhi, i cili pranoi se ishte ai që kishte qëlluar mbi bashkëshorten e tij.

Burime konfidenciale pranë policisë së Lushnjës thonë se shkak i grindjes midis çiftit ka qenë xhelozia, ku shpesh herë midis tyre ka patur grindje.

Top Channel