PD reagon për Rakipin: Poshtëruese që fajtor u shpall viktima

13/08/2017 00:00

Partia Demokratike akuzoi deputetin Aqif Rakipi se me largimin nga vendngjarja i ka thelluar pasojat kriminale të aksidentit me pasojë vdekjen e një personi.

Opozita iu referua dëshmisë së kushërinjve të viktimës, sipas të cilëve, deputeti Aqif Rakipi nuk ndaloi fare pas përplasjes fatale së të afërmit të tyre.

Nisur nga këto rrethana, Partia Demokratike ngre disa pyetje me dyshimin se deputeti mund të ketë qenë në gjendje të intoksikuar apo se mund të ketë qenë duke fshehur diçka në makinë. Sipas opozitës, më e papranueshmja është që një i zgjedhur nuk është kujdesur për viktimën dhe as nuk ka tentuar t’i japë ndihmën e parë.

Partia Demokratike e cilësoi si “poshtërues dhe revoltues nxitimin e autoriteteve për të shpallur fajtor viktimën dhe për të nxjerrë viktimë fajtorin vetëm pse është mik i Edi Ramës”.

Partia Demokratike bën thirrje për hetim të plotë të rrethanave dhe përgjegjësi të plotë para ligjit për deputetin.

Top Channel