Moti i keq, Divjaka pa energji elektrike

13/08/2017 00:00

Moti i keq me reshje e stuhi përgjatë natës midis të shtunës dhe kësaj të diele ka lënë pa energji elektrike zonën e Divjakës.

Sipas njoftimit të OSHEE-së, dëmet gjatë natës kanë qenë të shumta.

Megjithatë, grupet e punës ndodhen në terren, e po punojnë për rikthimin sa më të shpejtë të dritave për këtë zonë.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel