Mësuesja 36-vjeçare seks me nxënësin e “adoptuar”

13/08/2017 00:00

Një baba i shqetësuar për djalin e ka denoncuar në polici mësuesen 36-vjeçare të djalit të tij, e cila praktikisht e kishte adoptuar 14-vjeçarin me pëlqimin e së ëmës.

Pas provimit të ngjarjes dhe arrestimit të Laura Lynn Cross, babai i 14-vjeçarit ka deklaruar për mediat amerikane se kjo marrëdhënie mund të kishte shumë kohë që mund të kishte nisur dhe as shkolla dhe as e ëma, e cila kishte të drejtën e prindërimit të 14-vjeçarit, nuk kishin vënë re gjë.

Ai tregon se i dyshimi i kishte lindur pas një telefonate anonime ku i thuhej se së shpejti do të bëhej gjysh.

Mësuesja 36-vjeçare kishte marrë me miratimin e së ëmës edhe aprovimin e Gjykatës për prindërim të pjesshëm të 14-vjeçarit me argumentin se për të do të ishte një udhëzuese e mirë.

FOTO GALERI
2/9

Top Channel