Gati për Milanin, Shkëndija “gjunjëzon” kampionët e Vardarit

13/08/2017 00:00

Cila do të ishte përgatitja më e mirë për një ndeshje vendimtare në Europa League, sesa një fitore ndaj kampionëve?

Shkëndija e Tetovës dominoi dhe regjistroi suksesin e pastër 2-0 ndaj Vardarit, në javën e parë të kampionatit maqedonas, duke ligjëruar entuziazmin e tifozëve dhe koreografinë unike në stadium.

Shkëndija ishte taktikisht në supremaci gjatë të gjithë lojës ndaj miqve nga Shkupi, duke neutralizuar thuajse të gjithë sulmet e rrezikshme të Vardarit. Pas një pjese të parë pa gola, tetovarët morën epërsinë me një goditje të bukur të Armend Alimit, që përfundoi në kuadratin e portierit Gërnçarov.

Vetëm 5 minuta më vonë, Vardari pësoi edhe golin e dytë, kur Zhunior tundi rrjetën e kryeqytetasve.

Këto 3 pikë të para ndaj Vardarit e ndezën edhe më shumë atmosferën për “play off”-in e Europa League, pasi më 17 gusht Shkëndija luan në “San Siro” ndaj Milanit, skuadër favorite, por një 90-minutësh ku tetovarët nuk kanë asgjë për të humbur.

Top Channel