Tekniku i “Merengues” Zidane, një rinovim pa probleme

12/08/2017 00:00

Florentino Perez nuk e kishte menduar asnjëherë se Zinedin Zidan do të kishte një mesatare kaq të lartë trofesh në kaq pak kohë në pankinën e Realit të Madridit, një bast të cilin biznesmeni spanjoll e fitoi njësoj si atëherë kur bleu mesfushorin me një lëvizje të bujshme. Trofetë që kanë nisur të shtohen në palmaresin e artë të blankos, sollën pashmangshmërisht edhe rinovimin.

“Po, jam shumë i lumtur po kjo nuk do të thotë asgjë. Mund të firmos për 10 apo 20 vjet por te Reali i Madridit jetohet ditë pas dite. më pëlqen që skuadra besoi sërish te unë dhe objerktivat janë të njëjtët. Unë dhe klubi duam të fitojmë të gjithë titujt dhe cdo ndeshje që luajmë” tha Zinedin Zidan.

Trajneri francez i galaktikëve konfirmoi rinovimin deri në vitin 2020, por kujtoi se në punën që ai bën, ka oshilacione të mëdha. “Tani jemi në një moment të mirë dhe të gjithë po na vlerësojnë edhe sepse jemi të bashkuar por jo gjithmonë është kështu” tha trajneri i Realit në vigjiljen e El klasikos ndaj Barcelonës këtë të dielë në Kamp Nou.

Top Channel