Të gjithë kundër luftës. Rusia, Kina dhe Gjermania: Të shmanget

12/08/2017 00:00

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar Korenë e Veriut se e presin “probeme shumë, shumë të mëdha” nëse ndodh gjë në territorin amerikan të Guamit.

Duke folur nga një resort golfi në Nju Xhersi, Trump tha se territori do të jetë shumë i sigurtë dhe shtoi se SHBA mund të vendosë sanksioine të tjera “sa  më të forta” për Korenë e Veriut.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara zhvilloi edhe një bisedë telefonike me homologun kinez Xi Jinping, i cili i mëshoi idesë së një zgjidhje paqësore.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se të dyja palët ranë dakord që Korea e Veriut duhet të ndalojë “sjelljen e saj të shtuar provokative”. “Askush nuk e do zgjidhjen paqësore më shumë se presidenti Trump, këtë e kam thënë unë”, tha Trump.

Ndërkohë, apelet kundër luftës janë zgjeruar. Rusia deklaroi se shkëmbimi i kërcënimeve mes Uashingtonit dhe Penianit e ka shqetësuar shumë Moskën. Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel shprehu shqetësimin e vendit të saj.

Top Channel