Çipa: Nuk kam pasur kurrë nënshtetësi greke

12/08/2017 00:00

“Nuk kam pasur, nuk kam dhe besoj nuk do të kem nënshtetësi tjetër veç asaj shqiptare”.

Me këto fjalë gazetari Aleksandër Çipa ka reaguar ndaj lajmit se qeveria greke i ka hequr atij nënshtetësinë helene, për veprime anti-greke.

“Kam dashur në një moment. rreth vitit 2001 të kem nënshtetësinë e shqiptarit në Kosovë. Sa për lajmin e botuar në një media greke dhe publikuar me zell nga shumë media të vendit tim, bëj me dije se nuk kam asnjë dijeni zyrtare. Dyshoj se është një punë mediokrish e filogrekëve lokalë në Himarë”, shton Çipa.

Top Channel