“Syri im është shumë në rregull” (Foto)

11/08/2017 00:00

Një 22-vjeçare e famshme e rrjeteve sociale, e cila ka lindur me një shenjë në sy, vendosi që t’i përgjigjet të gjithë atyre që e pyesin se çfarë ka që nuk shkon me syrin e saj.

Sonia Leslie ka rreth 55 000 të regjistruar në kanalin e saj në Youtube, aty ku jep këshilla bukurie. Ndërsa në rrjetet sociale ka mijëra ndjekës që i ka fituar me fotot ku tregon talentin e saj në “make up”.

Pasi nuk duroi dot më pyetjet pa takt mbi shenjën e lindjes që i rrethon irisin e syrit të djathtë, 22-vjeçarja përdori Instagramin për t’i dhënë përgjigjen atyre që e bezdisnin.

“Syri im është shumë në rregull. Ju lutem, boll më pyetët për të. Së pari, është shumë e pasjellshme. Së dyti, shikoni punët tuaja”, shkroi Sonia.

FOTO GALERI
2/5
“Syri im është shumë në rregull. Ju lutem, boll më pyetët për të. Së pari, është shumë e pasjellshme. Së dyti, shikoni punët tuaja”, shkroi Sonia

Top Channel