Fondet, 13 parti duhet t’i kthejnë në KQZ

31/07/2017 00:00

Janë 13 parti politike të cilat duhet të kthejnë pranë KQZ fondet e përfituara nga buxheti i shtetit për mbajtjen e zgjedhjeve të 25 qershorit, mes tyre PD dhe PR.

Partitë më të mëdha të opozitës, drejtuar nga Lulzim Basha dhe Fatmir Mediu morrën në zgjedhjet e qershorit më pak vota se në 2013-ën, mbi bazën e të cilave ishte bërë edhe shpërndarja e fondeve nga buxheti i shtetit, ndërsa partitë e tjera të vogla si FRD e Bamir Topit, MEGA apo Sfida e Gjergj Bojaxhi, nuk arritën të kalojnë pragun 0.5% të votave në shkallë vendi.

Tashmë ata do të duhet të kthejnë fondet në shumën 8.3 milionë lekë, sipas numrit të votave të marra më 25 qershor brenda 90 ditëve.

Ky fond nuk rikthehet në buxhetin e shtetit, por u shkon partive që në këto zgjedhje morrën më shumë vota se në 2013-ën. Ato do të shkojnë për 5 partitë që tejkaluan rezultatin e zgjedhjeve të 4 viteve më parë, PS, LSI, PDIU, PSD dhe Libra e Blushit. Pjesa e mbetur prej dy milionë lekësh i rikthehen buxhetit të shtetit.

Top Channel