Hani i Hotit, arrestohet shtetasi çek me 19 kg kanabis

19/07/2017 00:00

Një shtetas çek, Elchin Ragimov, 42 vjeç nga Praga është arrestuar pasditen e sotme nga policia kufitare e Hanit të Hotit pasi i janë gjetur 19 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

Në një njoftim për shtyp policia e Shkodrës bën të ditur se në Ragimor është ndaluar duke dalë nga Shqipëria, në vijën e dytë të kufirit.

Agjentët kanë vendosur të bëjnë një kontroll të hollësishëm në mjetin e tij, tip “Opel” me targë “5AR 24 62”, me të cilin 42-vjeçari ishte drejtuar për në Malin e Zi.

Gjatë kontrollit të imtësishëm të automjetit, shërbimet e policisë kanë gjetur 24 pako të dyshuara me lëndë narkotike, të fshehura në pjesën e parakolpit dhe pjesën e pasme.

Pakot ishin të mbështjella me letër natriban dhe pas peshimit ka rezultuar se ato përbënin rreth 19 kilogramë kanabis.

Menjëherë më pas agjentët i kanë vënë pranga Ragimov dhe i kanë kaluar prokurorisë materialet hetimore nën akuzën e “trafikimit të lëndëve narkotike mbetur në tentativë”.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel