Elbasan, pranga falsifikatorit të dokumentave

19/07/2017 00:00

Një 51-vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Elbasanit me akuzën e falsifikimit të dokumentave.

I arrestuari është shtetasi Beqir Gjura, banues në Elbasan.

Arrestimi i tij u bë në kuadër të veprimeve hetimore të operacionit të koduar “Koordinatorja”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale fotokopje të dokumentave të identifikimit të shtetas të ndryshëm, certifikata, leje kalimi në gjuhën greke dhe leje qarkullimi automjeti

Policia dyshon se veprimtaria e 51-vjeçarit ishte falsifikimi i dokumentave, vulave, stampave dhe formularëve të ndryshëm. Dosja iu dorëzua Prokuroria për veprime të mëtejshme.

Top Channel