Drogë djalit në burg, arrestohet 46-vjeçarja

19/07/2017 00:00

Një 46-vjeçare u ndalua në burgun e Peqinit, pasi u përpoq që gjatë vizitës të fuste lëndë narkotike për të birin e dënuar.

E arrestuara është shtetësja Flutura Kaçaniku. Ajo u ndalua pas kontrolleve të bëra nga efektivët e burgut të Peqinit.

Gjatë kontrolleve të ushqimeve për djalin e saj, shtetasit E.K., i cili vuan dënimin për “prodhim dhe shitje të narkotikëve” i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale  lënda narkotike.

Top Channel