10 kg hashash në shtëpinë e të sëmurës mendore

19/07/2017 00:00

Në Llakatund të Vlorës policia gjeti edhe rreth 10 kilogramë të tjera kanabis.

Një sasi e drogës u gjet në banesën e një 52-vjeçareje, e cila u procedua në gjendje të lirë pasi rezuton e sëmurë me probleme mendore.

Po ashtu, në vendin e quajtur Tanushë në  fshatin Zimaj në  Lezhë në një zonë të pyllëzuar në një parcelë toke, u asgjësuan 170  bimë të Kannabis si dhe u proçedua penalisht në gjendje të lirë kryetari i fshatit.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj zhvilloi një takim në drejtorinë vendore të Policisë së Vlorës, ku falenderoi drejtuesit dhe efektivët e policisë për dy operacionet e fundit të kapjes së tonelatave kanabis.

Top Channel