Basha: Garën e gjykon anëtarësia. Selami: Modeli im, fitues

18/07/2017 00:00

Pas takimit të përbashkët, me Eduard Selamin, në Shkodër, Lulzim Basha nuk preferoi t’i përgjigjej akuzave të kundërshtarëve në parti, se gara e 22 korrikut është një farsë.

“Unë jam në këtë garë dhe po marr pjesë në këtë garë si kandidat. jam i sigurtë që anëtarësia e partisë Demokratike është gjyqtari më i mirë, jo vetëm për rezultatin e garës, por edhe ëpr përmbajtjen e garës, edhe për procedurat e garës. Nuk kam asnjë përgjigje për emra të përveçëm”, tha Lulzim Basha.

Ndërsa Eduard Selami u shpreh i sigurt se këtë të shtunë do të fitojë modeli i tij.

“I thashë edhe demokratëve, hajd të hyjmë në perëndim dhe ti masim punët me rezultate. Zoti Basha ka dështuar dy herë, modeli im është model i fitores, të largohemi nga modeli që shqiptarët e refuzuan. Jam i sigurtë që më 22 korrik, modeli im do të fitojë, sepse është modeli i cili sjell jo vetëm PD-në, por edhe Shqipërinë, në historinë më të madhe të suksesit në shekullin e 21”, u shpreh Selami.

Deklaratat në sallë të Bashës dhe Selamit, do t’i shpërndajë të martën zyra e shtypit, e partisë Demokratike. 

Top Channel