Sot festohet dita botërore e emoji, fytyrat me ngjyra që janë bashkë me tastierën virtuale e përbëjnë një kostelacion mesazhesh në çat.

Zyrtarisht janë 2.666 emoji, të vendosura në list nga Unicode, ajo që merret me standardizimin e piktogrameve në mënyrë që të jenë të dukshme në çdo paijsje dhe çdo sistem operativ.

Emoji më i përdorur është fytyra që qesh me lot. Klasifikimi bëhet nga universitetet e Miçigan dhe Pekinit, që kanë analizuar 400 milionë mesazhe të dërguara në 4 milionë smartphone në 212 vende. Madje në 2015 është përzgjedhur edhe nga fjalori Oxford.

Megjithatë emoji shkojnë përtej fytyrave që shprehin ndjenja e emocione, pasi përaqësojnë gjithçka që është pjesë e jetës, që nga moti, ushqimi, sporti, kafshët, makinat. Një arsenal shprehës që ka kthyer në emoji madje dhe libra, si Moby Dick, Pinoku, Piter Pani, Liza në botën e çudirave e madje dhe biblën.

Emoji vazhdojnë të rriten. Në vjeshtë duhet të vijnë edhe 56 të reja, sapo të standardizohen nga Konsorciumi Unicode, bashkë me simbolin bitcoin dhe monedhën virtuale, gruaja me vellon e islamit, burri me mjekër, dhe ushqyerja me gji.

Top Channel