Abuzuan me detyrën, në polici dy elektriçistë të Lezhës

17/07/2017 00:00

Dy elektriçistë të Lezhës janë shoqëruar në polici për abuzim me detyrën.

Pas verifikimeve në terren të njësisë task forcë të Shkodrës, u zbulua se dy elektriçistët Gjelosh D. dhe Ndoc Sh. kishin toleruar një biznes që kishte cënuar matësin e energjisë elektrike.

Të dy këta elektricistë, janë shoqëruar në polici, ku po kryhen tashmë hetimet paraprake, nga ku mësohet se kanë plotësuar procesverbale të rreme në favor të bizneseve private.

Sakaq, aksioni ndaj debitorëve vijon, tashme duke u përqendruar gjatë orëve të natës.

Top Channel