Ish-ministri Arben Ahmetaj plagoset në një aksident në Maqedoni

16/07/2017 00:00

Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj u përfshi pasditen e së dielës në një aksident automobilistik në afërsi të Kumanovës në Maqedoni.

Furoistrada me të cilën udhëtonte Ahmetaj u përplas me një autobus që vinte nga Zvicra dhe me një tjetër autoveturë.

Policia maqedonase që shkoi në vendngjarje e ka transportuar ish-ministrin shqiptar në spital. Ahmetaj ka marrë disa lëndime të lehta dhe është jashtë rrezikut.

Ai u vizitua në spital edhe nga zëvendësministri i Brendshëm maqedonas, Agim Nuhiu, i cili konfirmoi se si ish-ministri Ahmetaj ashtu edhe 14 të plagosurit e tjerë në këtë aksident ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Top Channel