Forcat Speciale zbulojnë sekretet

16/07/2017 00:00

Anëtarë të njësisë së Forcave Speciale Britanike kanë befasuar duke publikuar foto në një profil në “Facebook” nga operacione sekrete.

Më shumë se 2 mijë postime në një profil të hapur në “Facebook” janë bërë nga anëtarë të forcave SAS. Në foto janë kapur momente nga stërvitjet, por edhe nga fronti i parë i luftës, mendohet në Irak.

Në të tjera foto, pasqyrohen armatimet, automjetet, por edhe pajisje të veçanta nga operacionet e tyre. Anëtarët e SAS e kanë kategorikisht të ndaluar publikimin e të tilla imazheve.

Publikimi i fotove vjen në mes të një hetimi dhe akuzave të ngritura ndaj Forcave Speciale Britanike për vrasjen e civilëve të pafajshëm në provincën e Helmandit në Afganistan.

FOTO GALERI
2/23

Top Channel