Violinisti Andre Rieu, më i ndjekuri prej dy vitesh

15/07/2017 00:00

Me miliona njerëz në të gjithë botën zgjedhin çdo muaj të vitit, të jenë pjesë e eventeve me muzikë klasike.

Koncertet komerciale kanë pushtuar tregun muzikor botëror, por është e dukshme që kanë gjithmonë dëshirë për muzikën e vërtetë dhe për të qenë pjesë e eventeve elitare klasike.

Kërkesat e tyre janë çdo vit në rritje, për të dëgjuar live orkestrat më të famshme dhe instrumentistët më në zë, që luajnë kryeverpat e muzikës klasike botërore, por edhe hite nga Queen, Metallica, Nirvana, The Doors, Michael Jackson.

Meloditë e këngëve më të famshme risillen nga orkestrat filarmonike në stil klasik modern. Koncertet e Filarmonisë së Vjenës, “Summer Nights Concert”, “Andre Rieu me Strauss Orchestra”, “David Garret Tour”, “2 Cellos”, ” La Scala Philarmonic Orchestra “,”Berlin Philarmonic Orchestra” “London Symphonye Orchestra”, “Tokyo Philarmonic Orchestra”, “San Francisco Symphony Orchestra”, “Czech Philharmonic Orchestra”, zhvillojnë eventet më të mëdha open space dhe të renditura në top listën e eventeve më elitare të muzikës klasike.

Turnetë e tyre zhvillohen në të gjithë kontinentet dhe publiku pjesëmarrës në një event është mesatarisht rreth 35,000 persona.

Për të qenë pjesëmarrës në ndonjë nga këto evente, të duhet pak fat, pasi të sigurosh një biletë, duhet t’a prenotosh mbi një ose dy muaj përpara datës së eventit dhe çmimet e tyre variojnë nga 250 euro deri në 700 euro mestarisht.

Fronin e rekordit “Over Sold Classical Event”, këtë vit, por edhe vitin e kaluar e mban violinisti Andre Rieu, ku kërkesat për të qenë pjesë e eventeve të tij janë aq të shumta, sa ai këtë sezon zhvillon në vendlindjen e tij, spektaklin e tij 4 netë përgjatë një jave dhe ka çdo mbrëmje audiencë rreth 26,000 persona.

Rieu shquhet për talentin, karizmën dhe spektaklin që ofron bashkë me orkestrën e tij të themeluar që prej vitit 1987 “Johann Strauss Orchestra”, si dhe është violinisti më i paguar në botë, me mbi 30 milionë albume të shitura.

Rieu, është një ndër personalitetet më me influencë në muzikën klasike. Andre Rieu ka në pronësi kështjellën ‘De Torentjes’, të ndërtuar në 1525, ku banon bashkë me familjen e tij. Të ardhurat e tij financiare janë rreth 45 milionë dollarë.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel