Google Earth, shërbimi për eksplorimin e globit falë pamjeve satelitore, mund të bëhet një farë rrjeti social.

Shoqëria Mountain View, në fakt, kishte qëllim t’u jepte përdoruesve mundësinë të hidhnin foto, histori, tekste e video të lidhura me vendet.

Kjo risi, e sjellë nga faqet e specializuara, mes të cilave The Next web, përforcon shtysën gjithnjë e më të madhe për shpërndarjen e Google, që nga shkurti në shërbimin Mapp ka vendosur një funksion për të krijuar një liste vendesh të preferuar për t’i shpërndarë me këdo.

Përsa i takon Google Earth, shoqëria kaliforniane mendon të vendosë opsionin social në vitet e ardhshme.

Top Channel