Ndahet nga jeta Zyhdi Dajti, ish-kreu i INUK

10/07/2017 00:00

Ish-kreu i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK), Zyhdi Dajti, është ndarë nga jeta në moshën 56-vjeçare, pas një infarkti.

Dajti u komandua në detyrën e kreut të INUK më 2 tetor 2013 nga kryeministri Edi Rama dhe zëvendësoi Gazmend Osmanajn.

Zyhdi Dajti ka qenë gati një vit në krye të INUK, duke drejtuar një sërë aksionesh për prishjen e ndërtimeve pa leje në të gjithë Shqipërinë.

Top Channel