Bulqizë, eksploziv automjetit të administratorit të kromit

10/07/2017 00:00

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës në Bulqizë, në automjetin e një shtetasi që punon si administrator i një galerie kromi.

Siç njofton policia lokale, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:30, në oborrin e shtëpisë së shtetasit Faik Dedja, në njësinë administrative të Fushë-Bulqizës.

Sipas burimeve, lënda plasëse ishte vendosur në pjesën e prapme të automjetit, një “Audi” e llojit Q7. Nga shpërthimi ka patur vetëm dëme materiale, kryesisht mjeti dhe xhamat e shtëpisë, por jo në njerëz.

Megjithatë anëtarët e familjes Dedja kanë mbetur të tronditur. Policia, e cila është vënë në lëvizje menjëherë, ka marrë në pyetje zotin Dedja, i cili ka thënë se nuk ka patur konflikte me askënd.

Ndërkohë, një grup specialistësh kanë mbërritur nga Tirana për të ekzaminuar llojin e eksplozivit, ndërsa një grup i posaçëm po heton rrethanat e ngjarjes.

Top Channel