Divjakë, mbytet 40-vjeçari, shpëton vajza e tij

09/07/2017 00:00

Një 40 vjeçar nga Krutja e Lushnjës humbi jetën paraditen e së shtunës në plazhin e Divjakës, në vendin e quajtur “Ura me dërrasa”.

Eleonor Boçi ndodhej bashkë me vajzën e mitur 7 vjeçe kur është marrë nga rrjedha e ujit dhe dallgët.

Babë e bijë kanë kërkuar ndihmë dhe drejt tyre kanë shkuar policët që po patrullonin dhe pushuesit që ndodheshin në plazh arritën të shpëtojnë vajzën e tij dhe nxorën në breg edhe babain e saj, i cili ka ndërruar jetë.

Një orë më pas më në jug, në plazhin e Zvërnecit ka ndërruar jetë një pushues. Nga ekspertiza mjeko – ligjore që i është bërë trupit të pajetë nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera, por dyshohet se vdekja i ka ardhur për shkaqe kardiake pasi ky shtetas kishte probleme me zemrën. Viktima është një 82-vjeçar nga Fieri.

Top Channel