Çako, në krye të operacionit kombëtar antikanabis

09/07/2017 00:00

Policia e Shtetit po vijon operacionin masiv antikanabis në të gjithë territorin e vendit, nga ajri e toka.

Po rikontrollohen sera, magazina, ish-depo e tunele, banesa të braktisura, tokë private e tokë shtetërore, në sipërfaqe pyjore dhe kullota.

Kontrolle po bëhen edhe në të gjithë vijën bregdetare, në basene e ujëmbledhës.

I gjithë operacioni po drejtohet dhe monitorohet nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako.

Në të gjithë vendin, gjatë 72 orëve të fundit, në zona malore të pyllëzuara janë gjetur të kultivuara dhe janë  asgjësuar gjithsej 163 bimë “Cannabis Sattiva”.

Operacioni masiv do të vijojë pa ndërprerje, deri në rikontrollin e plotë të territorit të vendit.

Top Channel