Pogradeci, gati për Festivalin e Filmit dhe Kulinarisë 

30/06/2017 00:00

Nga data 03-08 Korrik 2017, në Pogradec do të mbahet edicioni i shtatë i Festivalit Ballkanik të Filmit dhe Kulinarisë. Edicioni i parë i këtij festivali u zhvillua në Pogradec në shtator të 2011.

Ai lindi si një dëshirë mes kolegësh në radhë të parë për të njohur krijimtarinë ballkanike në fushën e kinematografisë, një shkollë më vete në traditën e filmit botëror dhe atij europian, të stimulojë kontaktet mes kineastëve të Ballkanit, të cilët në kohët e sotme ndajnë afërsisht të njëjtën problematikë sociale dhe kulturore, si edhe të bëjë bashkë njerëz nga vende të ndryshme ballkanike. 

Festivali gjithashtu, ka pasur si objektiv edhe nxitjen e marrëdhënieve ndërkulturore mes popujve që jetojnë në kufij të përbashkët dhe prezantimin në një shkallë sa më të madhe të mundshme të resurseve turistike të zonës Pogradec-Korçë duke nxitur edhe aktivitete në fushën e zejtarisë tradicionale dhe kulinarisë krejt të veçantë.

Top Channel