Zake Prelvukaj vjen për herë të parë në kryeqytet me një miniekspozitë personale, ku padyshim nuk mund të linte pa ekspozuar artin me të cilin solli revolucionin në Kosovën e 1997-s. Erotika e Zakës ka vetë artisten në qendrën e saj.

“Çdo prezantim që kam bërë ka qenë pak karakteristik për botën, sepse në Kosovë kemi qenë natyrisht të mbyllur hermetikisht atëherë kur unë isha studente dhe kjo është reflektimi shpirtëror i imi që një ditë nuk e dua brushën. Dua që brusha të mos ekzistojë më, trupi im të jetë brushë. Asht edhe një koncept tjetër që lidhet kohe pas kohe natyrisht me trupin tim jo me tregu trupin tim, aspak, por me konceptin për të qenë përmes ndjenjës dhe trupit tim drejtpërdrejt me performancën që bëhet”, shprehet Zake Prelvukaj, artiste.

“Ne jemi 69” ka titulluar në një kuadro që ka marrë vëmendje në ekspozimin që Zake i ka bërë kësaj tabloje në Londër. Në numrat 6 dhe 9 Zakja simbolizon të mirën e të keqen edhe në momentet me intime.

“Arti është si ta kuptosh. Ka lidhje dhe me erotikën, por në një mënyrë tjetër. Të gjithë në më veten tonë jemi engjëj dhe dreqër. Gjithmonë luftojnë e janë mes nesh 6-ta dhe 9-ta. Këtu shihen se edhe koha kur është 69 punojnë engjëjt e dreqërit bashkë  kështu vijnë rezultatet pasandaj kjo është një cikël punimesh që ndryshojnë nga teknika tjetër”, thotë artistja.

Zake Prelvukaj dhe punët e saj do të qëndrojnë të ekspozuar gjatë gjithë muajit korrik “Art and the city”.

Top Channel