Pastërtia e plazheve, në gusht përfundon impianti në Vlorë

19/06/2017 00:00

Në Vlorë ka nisur puna për ndërtimin e impiantit të përpunimit të ujërave të zeza. Duke inspektuar punimet, kryebashkiaku Dritan Leli shpjegoi detajet e projektit që zgjidh problemin e derdhjes së ujërave të zeza në det.

“Është stabilizimi i rrjetit të ujërave të zeza në të gjithë qytetin. Është një investim që kap vlerën prej 21 milionë euro dhe sot jemi këtu tek vaskat e filtrimit të ujërave të zeza, pjesë e projektit, që kap vlerën 4.5 milionë euro, i cili do të mbarojë nëmuajin gusht. Mendoj për nga rëndësia është për një Vlorë turistike, një bregdet të pastër”, tha Leli.

Projekti në pyllin e Sodës kushton 21 milion euro dhe është investimi më i rëndësishëm i bërë ndonjëherë në qytetin e Vlorës për problemin e  ujrave të zeza, të cila do filtrohen duke u pastruar deri në në 80%.
Punimet për impiantin e ujrave të zeza pritet të përfundojë në muajin gusht.

Top Channel