“Ku do i gjesh paratë për pensionet tona”? Ja përgjigjja e Bashës

19/06/2017 00:00

Lulzim Basha e ka nisur ditën sot me ecje dhe takime në 8 të mëngjesit në Përmet, duke përshëndetur e bashkëbiseduar me qytetarë.

Dy të moshuar i thanë Bashës që e pëlqejnë projektin e tij për rritjen e pensioneve, por e pyetën se ku do t’i gjejë paratë. Basha u shpjegoi se paratë janë, ato nuk do të çohen dëm për palma, pllaka, e fasada. Basha u tha se plani i tij ekonomik parashikon një sërë masash, që do të ndezin motorrin e ekonomisë dhe do ta vënë vendin në punë.

Ndërkohë që prioritet i qeverisë së Republikës së Re do të jenë njerëzit, nevojat e kërkesat e tyre dhe jo shpenzimet e miliardave për teka, për zbukurime, apo për një grusht njerëzish afër kryeministrit.

Plani i Bashës parashikon që në krye të 4 viteve, pensioni minimal të jetë 250 mijë lekë në muaj, ndërkohë që rritja e tyre do të nisë brenda vitit.

Top Channel