Jeta e një shtëpiakeje në teatrin e Durrësit

19/06/2017 00:00

Shirli Valentina, personazh i komedise me të njëjtin titull të komedianit anglez Uilli Rasëll zbriti në skenën e teatrit të Durrësit nën interpretimin e Olta Dakut dhe regji të Driada Dervishit.

Përmes monologut Shirli tregon jetën e saj si shtëpiake mes katër mureve, në shërbim të fëmijëve dhe një bashkëshorti që nuk e kupton. Jeta e saj ndryshon papritur gjatë një udhëtimi në Greqi.

Duke rizbuluar veten, Shirli vendos ta braktisë në aeroport shoqen që e kishte ftuar për pushime. Kthehet në hotelin ku kaloi pushimet duke kërkuar punë dhe një jetë të re.

Top Channel