Europa League, Tirana-Maccabi, Partizani-Botev e Skënderbeu-Sant Julia

19/06/2017 00:00

Nga Nioni i Zvicrës u hodh edhe shorti për turneun e dytë për nga rëndësia në futbollin europian, Europa League, aty ku këtë sezon do të marrin pjesë ekipet shqiptare të Partizanit, Skënderbeut dhe Tiranës, si fituese e Kupës së Republikës së Shqipërisë.

Tirana është skuadra që do të ketë edhe përballjen më të fortë në letër. Fituesit e Kupës së Shqipërisë do të luajnë përballë izraelitëve të Maccabi Tel Avivit.

Skënderbeu, që ndërkohë mbetet në pritje edhe të vendimit të Komisionit të Etikës, ka mësuar se kundërshtari i saj do të jetë ekipi nga Andorra, Sant Julia, ndërsa nënkampionët e Partizanit do të masin forcat me skuadrën bullgare të Botev Plovdivit.

Sa i përket futbollit kosovar, ai përfaqësohet në Europa League me skuadrën e Prishtinës, e cila si kundërshtare do të ketë suedezët e Norrkopingut, kurse Shkëndija e Tetovës do të luajë me Dacia Chisinau.

Ndeshjet e raundit të parë të Europa League do të luhen më 29 qershor, ndeshjet e para, dhe ato të kthimit më 6 korrik.

Në rast kualifikimi nga turi i parë për ndonjë nga ekipet shqiptare, në raundin e dytë do të ketë përballje edhe më të vështira.

Partizani do të sfidojë fituesin mes Beitar Jerusalem (Izrael) dhe Vasas (Hungari), Skënderbeu do të vihet kundër fituesit të çiftit Kairat Almaty (Kazakistan) – Atlantas (Lituani), ndërsa Tirana do të luajë me fituesin e çiftit SJK Seinajoki (Finlandë) – KR Reykjavik (Islandë).

I njëjti diskutim edhe për Prishtinën, që do të përballet në rast kualifikimi me St Johnstone (Skoci) apo Trakai (Lituani), ndërsa Shkëndija e Tetovës do të luajë me Connah’s (Uells) apo Helsinki (Finlandë).

FOTO GALERI
2/5
Europa League, Partizani do të luajë me Botev Plovdiv

Top Channel