Durrës, grabitet një kantinë vere

19/06/2017 00:00

Tre persona me maska kanë hyrë në një kantinë vere në Rrashbull të Durrësit këtë mëngjes.

Ata kanë lidhur rojen e më pas janë larguar duke marrë me vete  kasafortën.

Për të ikur nga vendi i ngjarjes kanë përdorur furgonin e biznesit të cilin grabitën. 

Policia nuk ka rënë ende në gjurmët e tyre, por bën me dije se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Top Channel