I shumëprituri “Dunkirk”

13/06/2017 00:00

Vetëm 112 faqe skenar nga Christopher Nolan, më i shkurti i tij deri më sot. Nga kjo filloi “Dunkirk”, filmi epik i bazuar në historinë e evakuimit të trupave britanikë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Një prodhim i përbashkët ndërmjet Hollandës, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por pavarësisht shpërndarjes nga këto të fundit ky është një film më shumë evropian, dhe një kinema e tillë.

“Dunkrirk është një projekt tërësisht ndryshe, pasi ai i rikthehet Luftës së Dytë Botërore. Kjo ka qenë përherë një monopol i kinemasë amerikane, jo i asaj evropiane. Pavarësisht se Warner Brose është futur si  distributor, ky është një projekt tërësisht evropian. Në ndryshim nga filma të tjerë ai e ka strukturuar me një këndvështrim tejet origjinal, nga toka, uji dhe ajri”, tregon producenti  Genc Përmeti.

Pikërisht kjo strukturë e nxori “Dunkirk” jashtë shablloneve të filave amerikanë. Regjisori i ka dhënë rolin kryesor Fionn Whitehead.

“Ai nuk mund të evitonte Tom Carney apo Kenneth  Branagh. Skenari dhe regjia janë nga vetë Nolan. Një film, i cili thonë do mbajë frymën e gjithë shikuesve”, shprehet Genc Përmeti.

Që në fillim të vitit Dunkirk u shpall si një ndër filmat e shumëpritur. Ndërsa sa i takon regjisorit, ai tashmë ka konsoliduar pozitat e veta që prej triologjisë “The Dark Knight”. Filmi e ka premierën në 21 qershor.

“Nolan është paguar për këtë film 20 milionë dollarë plus për çdo biletë të shitur në kinema Nolan merr 20 për qind. Kjo është një marrëveshje e padëgjuar më parë. Nuk do çuditemi që ky film do të jetë tek radha e parë e nominimeve për OSCAR”, shton Genc Përmeti.

Top Channel