Koleksioni i Edwuard Lear për Shqipërinë

08/06/2017 00:00

Një koleksion i rrallë i skicave të piktorit britanik Edwuard Lear i prezantohet publikut shqiptar duke sjellë imazhet e para të Tiranës së 1800-ës, Kavajës, Elbasanit, por edhe qyteteve të tjera të Shqipërisë në itinerarin e “Via Egantia”, të cilën Lear e bëri dhe ribëri disa herë.

“Ne mendojmë që mund të rikthehet si një itinerar shumë i rëndësishëm kulturor-historik, i cili do të sjellë një turizëm në zona, të cilat sot nuk vizitohen nga turistët. Psh: Malet e Librazhdit. Askush nuk shkon në atë zonë, por nëpërmjet “Via Egnatia-s” kjo zonë do të mund të vizitohet shumë. Sot Spanja ka 3 milionë vizitorë vetëm nga itinerarët kulturore-historike dhe e ka riktheyr ekonominë lokale të zonave të braktisura vetëm nëpërmjet këtij modeli”, u shpreh Auron Tare.

Për Artan Lamen, pa Lear ne nuk do të njihnim një pjesë të Shqipërisë sonë, ndaj duhet respektuar përmes një botimi të munguar.

“Ajo që mbetet detyrë e jona do të ishte 2-3 botime përmbledhëse e trashëgimisë së Lear-it për Shqipërinë. Ta respektojmë në këtë kuptim, përmes minimumit që meriton. Një përmbledhje punësh të tij për Shqipërinë, jo thjesht shtetërore të sotme, por për të gjitha brezat në vijim”, u shpreh Artan Lame.

Koleksioni i digjitalizuar është pjesë e fondit të rrallë në Librarinë e veprave Hougton në Harvard.

Top Channel